Vendimi i SHBA për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Taulant Balla i drejtohet PD dhe LSI: Kërkoni ndjesë për seancën e 18 Dhjetorit

Publikuar tek: politike, më 22:28 15-02-2018 Vendimi i SHBA për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Taulant Balla i drejtohet PD dhe LSI: Kërkoni ndjesë për seancën e 18 Dhjetorit

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi sot se PD dhe LSI duhet të kërkojnë ndjesë për seancën e 18 dhejtorit.

Balla bën përgjegjëse opozitën lidhur me situatën e krijuar në sallën e parlamentit për kundërshtimin e zgjedhjes së prokurores së pergjithshme të përkohshme. 

Deklarata e plotë:

Seanca e kaluar ishte një seancë si një garë me vrapues se kush e do më shumë amerikën. Një garë e shprehjes së dashurisë pafund, normale për një prej, për ne shqiptarët partneri më i rëndësishëm strategjik bashkë me BE dhe një ndër mbështetësit kryesorë të demokracisë dhe zhvillimit të shqipërisë prej 1990 e mbrapa. Si ka mundësi kush jua mbylli gojën sot Partisë Demokratike për të mos thënë asnjë fjalë për njoftimin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit që ka të bëjë me Shqipërinë. A nuk do kishte qenë normale sot që PD dhe LSI të kërkonin ndjesë për gjithçka bëtë më 18 dhjetor në këtë sallë. A ka mundësi të ketë pak dinjitet në qendrimin politik të një opozite të kërkojë ndjesë për çizmet për letrat dhe bidonët e hedhur më 18 dhjetor, kur sot SHBA të kanë treguar qartë që ne paskemi bërë gjënë e duhur në 18 dhetor, nuk po hyj fare për personin, por po ju them që kërkesa është që personi të qendronte në detyrë. Si ka mundësi mungon dinjiteti i kësaj opozite për të kërkuar ndjesë për diçka që sot Rex Tillerson jua ka bërë shumë të qartë. Si nuk ju vjen pak turp për vlerat që duhet të mbartin forcat tuaja politike edhe në marrëdhënie me aleatin tonë strategjik SHBA. Si ka mundësi që asnjëri prej jush, Saliun e mirëkuptoj që nuk mund të fliste për këtë punë. Lulin po aq e mirëkuptoj që sot ka shkuar të shkojë tek Orbani në Budapest, për të mos qendruar këtu. Po ju të tjerët nuk gjetët një që të thoni: Po, ne si aleaatë të SHBA e përshëndesim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011981010437012
array(1) { ["section"]=> string(134) "vendimi-i-shba-per-ish-prokurorin-e-pergjithshem-taulant-balla-i-drejtohet-pd-dhe-lsi-kerkoni-ndjese-per-seancen-e-18-dhjetorit-110390" }