Vendimi i Trump për Jeruzalemin, shpërthejnë protesta të dhunshme në Lindjen e Mesme

Publikuar tek: bota, më 17:11 08-12-2017 Vendimi i Trump për Jeruzalemin, shpërthejnë protesta të dhunshme në Lindjen e Mesme

Protesta të dhunshme shpërthyen sot në Jeruzalem dhe në Cisjordaninë e pushtuar mes forcave izraelite dhe palestinezëve thirrur për të shprehur zemërimin e tyre pas njohjes nga SHBA-ja të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Një tubim intensiv dhe i shkurtër përfshiu disa dhjetëra mijëra manifestues palestinezë dhe rreth 50 policë izraelitë në rrugët e Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit Lindor duke shkaktuar dëme në dyqanet përreth”, theksoi një fotograf i AFP-së.

Në Jeruzalem dhe në Cisjordani, konfrontimet kanë qenë më të pakta në mesditë.

“Në Hebron, Betlehem, Jeriko dhe pranë Nablus, trupat izraelite janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba manovrash”, sipas gazetarëve dhe dëshmitarëve, shkruan Agjencia telegfarike shqiptare.

Të paktën 80 palestinezë u plagosën dje në përplasjet me ushtrinë Izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, ndërkohë që grupimi i armatosur Hamas i ka bërë thirrje palestinezëve për kryengritje pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump që të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Martin Schulz: Brenda 10 vitesh të bëjmë Shtetet e Bashkuara të Europës
Dështimi i lëshimit të satelitit krijon një problem të madh për Rusinë »
Article Logic
Execution time: 0.01131796836853
array(1) { ["section"]=> string(90) "vendimi-i-trump-per-jeruzalemin-shperthejne-protesta-te-dhunshme-ne-lindjen-e-mesme-102418" }