Vendimi për Jeruzalemin, Mogherini ballë për ballë i jep lajmin e keq kryeministrit izraelit

Publikuar tek: bota, më 18:24 11-12-2017 Vendimi për Jeruzalemin, Mogherini ballë për ballë i jep lajmin e keq kryeministrit izraelit

Që pas vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Bashkimi Europian reagoi në bllok kundër këtij vendimi.

Qendrimin e Unionit për të mos e njohur qytetin historik si kryeqendrën e shtetit hebre e ka shprehur edhe një herë sot shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini pas një takimi në Bruksel me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gjatë viztës së tij në Bruksel, ku takoi të gjithë ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, Netanyahu përsëriti kërkesën e tij për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të vendit të tij.

Por kjo kërkesë nuk është aprovuar nga diplomatët europian dhe ka hasur në kundërshtim të menjëherëshëm.

 “E di që kryeministri, Netanyahu përmendi disa herë se ai pret që të tjerët të ndjekin vendimin e presidentit Trump për të lëvizur ambasadën në Jeruzalem, ai mund të mbajë pritshmëritë e tij për të tjerët, sepse nga ana e vendeve të Bashkimi Evropian kjo lëvizje nuk do të vijë”, mësohet të jetë shprehur Mogherini për gazetarët. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025623083114624
array(1) { ["section"]=> string(98) "vendimi-per-jeruzalemin-mogherini-balle-per-balle-i-jep-lajmin-e-keq-kryeministrit-izraelit-102703" }