Vendimi për negociatat, Conte flet para mbledhjes së samitit në Bruksel: Takimi i djeshëm gabim historik

Publikuar tek: aktualitet, më 09:23 18-10-2019 Vendimi për negociatat, Conte flet para mbledhjes së samitit në Bruksel: Takimi i djeshëm gabim historik

Kryeminstri italian Giuseppe Conte ka folur para mbledhjes së Këshillit në Bruksel, ku pritet të merret sot vendimi për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Conte është shprehur se takimi i djeshëm i 28 liderëve BE-së në Bruksel ishte një gabim historik.

"Shkoi keq u thashë kolegëve. Në 1400 kjo zonë ra nën sundimin e perandorisë osmane, pas Luftës së dytë botërore ranë nën regjimin komunist. Ata kanë një jetë të tërë që duan të hyjnë në Europë, ata e ëndërrojë të hyjnë në Europë.

Data e djeshme e 2019 do të mbahet mend si një datë e një gabimi të rëndë historik dhe për këtë më vjen keq. Jam përpjekur shumë që të bind kolegë duke u sqaruar se kjo zonë me një shumicë popullsie myslimane që kanë një zhvillim kulturor europian është diçka shumë e madhe, një forcë shumë e madhe Ne duhet të hapeshim. Janë shumë i dëshpëruar dhe dua tu gjendem pranë komuniteteve shqiptare e të Maqedonisë së Veriut. Në do të jemi gjithmonë pranë tyre. Italia do ti mbështesë gjithmonë dhe shpresoj që ky vendim negativ të mos i zhgënjejë e të vazhdojnë"u shpreh Conte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01537299156189
array(1) { ["section"]=> string(109) "vendimi-per-negociatat-conte-flet-para-mbledhjes-se-samitit-ne-bruksel-takimi-i-djeshem-gabim-historik-182546" }