Vendimi për negociatat, Dule: Dështimi ka emrin e Edi Ramës, në tetor Timonieri do të ketë 'zbrazur qoshenë'...

Publikuar tek: aktualitet, më 20:25 18-06-2019 Vendimi për negociatat, Dule: Dështimi ka emrin e Edi Ramës, në tetor Timonieri do të ketë 'zbrazur qoshenë'...

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka reaguar pas shtyrjes së negociatave në tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një statusi në ‘Twitter’, Dule shprehet se fajësohet opozita, por ky dështim mban emrin dhe mbiemrin e Edi Ramës. 

Sipas Dules, tetori do të jetë histori tjetër në shumë drejtime pozitive, por mbi të gjitha sepse ‘timonieri’ (Rama)  do jetë larguar.

Statusi i plotë:

Misherimi i së keqes politike të vendit, shoqerisë & qytetarëve, Timonieri i madh, fajëson opozitën dhe popullin e bashkuar për vendimin e sotëm negativ për çeljen e negociatave në Luksemburg duke i cilësuar “front politik të së keqes”. Por deshtimi ka emër dhe mbiemër: Edi Rama!

Tetori, histori tjetër, me shumë zhvillime në shumë drejtime, pozitive dhe dinamike: për votën e lirë, demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës. Por mbi të gjitha, Timonieri do te ketë “zbrazur qoshenë” në krye të ekzekutivit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026679992675781
array(1) { ["section"]=> string(110) "vendimi-per-negociatat-dule-deshtimi-ka-emrin-e-edi-rames-ne-tetor-timonieri-do-te-kete-zbrazur-qoshene-168758" }