Vendimi për negociatat, flet Basha: Europa është sjellë si nënë e dashur për shqiptarët, ama ata duan të mbajnë larg politikanët e korruptuar

Publikuar tek: politike, më 21:44 18-06-2019 Vendimi për negociatat, flet Basha: Europa është sjellë si nënë e dashur për shqiptarët, ama ata duan të mbajnë larg politikanët e korruptuar

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se Europa i ka mbyllur dyert Shqipërisë për shkak të korrupsionit dhe krimit.

Në një konferencë për shtyp, Basha u shpreh se Europa ka mbajtur me bukë shqiptarët në kohën kur i kërcënontë uria në vitin '90. Ama sipas kryedemokratit europianët nuk janë kundër shqiptarëve por duan të mbajnë larg politikanët e korruptuar.

'Ka vetëm një arsye pse na janë mbyllur dyert e Europes, korrupsioni dhe krimi. Negociatat do të hapeshin nëse Shqipëria nuk do të ishte vend i krimit dhe i drogës.
Europo është sjellë si nënë e dashur për shqiptarët. Na ka mbajtur me bukë kur na kërcënonte uria në vitet '90. Ajo na dhuroi miliardat që ndërtuam rrugë, spitale e shkolla. Europianët na hapën dyert në cdo qytet dhe fshatë. Europianët nuk janë kundër Shqipërisë, janë kundër krimit. Europianët nuk duan të mbajën larg shqiptarët, duan të mbajën larg politikanët e korruptuar', tha Lulzim Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069899559020996
array(1) { ["section"]=> string(145) "vendimi-per-negociatat-flet-basha-europa-eshte-sjelle-si-nene-e-dashur-per-shqiptaret-ama-ata-duan-te-mbajne-larg-politikanet-e-korruptuar-168769" }