Vendimi për Saimir Tahirin, vjen REAGIMI i parë nga POLITIKA

Publikuar tek: politike, më 22:32 19-09-2019 Vendimi për Saimir Tahirin, vjen REAGIMI i parë nga POLITIKA Saimir Tahiri në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit

Ish-kryeministri Sali Berisha është politikani i parë që komenton publikisht vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ta dënuar sih-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me 5 vite burg për “shpërdorim detyre”, që konvertohet në 3.4 vite shermbim prove.

Berisha hedh akuza të forta mbi prokuorinë dhe trupën gjykuese duke thënë se kanë vendosur të mos konsiderojnë provat e rëndësishme që e implikojnë Tahirin në trafik droge.

“Si përfundim miq, ky proces dëshmon përfundimisht se për narkoshtetin e vetëm dhe e të parë në Europë shteti ligjor nuk ekziston”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë:

Mafia e drogës veten nuk e dënon!

Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon!

Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.

Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunumit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.

Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.

Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po te japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe e te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032856941223145
array(1) { ["section"]=> string(66) "vendimi-per-saimir-tahirin-vjen-reagimi-i-pare-nga-politika-179084" }