Vendimi / Sokol Balla fiton gjyqin me “Lapsin”, portali cënoi privatësinë me videon intime

Publikuar tek: aktualitet, më 14:07 20-11-2015 Vendimi / Sokol Balla fiton gjyqin me “Lapsin”, portali cënoi privatësinë me videon intime

Gazetari Sokol Balla ka fituar gjyqin ndaj portalit shqiptar “Lapsi.al” pas padisë së tij për shkelje të privatësisë pas publikimit të videos intime.

Sipas vendimit të gjykatës, portali “Lapsi” ka publikuar videon intime të gazetarit të filmuar në ambiente private si dhe ka lejua komente nga më të ndryshmet që të postohen në faqen e tyre, ku pjesa më e madhe ishin komente të rënda ofenduese, të cilat faqja nuk i ka moderuar.

Gjykata e detyron portalin “Lapsi” të heqë të gjitha shkrimet dhe publikimet lidhur me videon e personit paditës, si dhe të paguajë të gjitha shpenzimet e gjyqit.

Vendimi i Gjykatës:

-Detyrimin e pales së paditur për të ndaloji publikimet dhe heqjen  e materialeve të publikuara në të gjitha formatet  të cilat janë cënuese të jetës private të paditësit.

-Shpenzimet gjyqësore ne ngarkim te pales se paditur.

-Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 15 diteve, afat ky që fillon nga e nesërmja e shpalljes se tij për palën prezent dhe nga e nesërmja e ditës se komunikimit të vendimit për palën e paditur dhe Lapsi.al në mungese.

Pjesë nga vendimi i Gjykatës:

Paditësi, Sokol Balla  është banor i qytetit të Tiranës.

Rezulton se paditësi Sokol Balla është një person publik  i njohur prej komunitetit, me profesion gazetar  në një prej televizioneve kombëtare më të mëdha në vendin tonë "Top Chanel".

Paditesi Sokol  Balla në muajin prill të viti 2015 me ane te nje publikimi të nje video të filmuar në mënyrë të paautorizuar brenda në ambjentet e shtëpise së tij është cënuar rënde jeta e tij private dhe familjare nga persona të panjohur dhe duke transmetuar këtë video apo edhe shkrime dhe materiale të tjera me pjesë të kësaje vidio në faqet e tyre elektronike Web të informimit nëpërmjet internetit ose nëpërmjet telefonave celularë.

Në këto publikime të shumta  të kryera është kryer edhe një publikim në faqen online të Lapsi.Al sh.p.k në datën 22 Prill 2015 në orën 09.04 në një shkrim me titull “Videopërgjimi i Sokol Ballës/A ishte një kurth?” në të cilin transmeton lajmin për nxjerrjen e videos dhe publikon të gjitha komentet nga gazetarë të ndryshëm, dhe shkrime të tjera me këtë tematikë.

Por jo vetëm kaq por të këtyre shkrimeve në rubrikën në të cilën lejohet të komentohet prej lexuesve është lejuar të komentohen fjalë dhe shprehje të cilat janë ofenduese për palën paditëse dhe nuk duhet te ishin lejuar që të publikoheshin pasi cenojne rëndë personalitetin e personit.

Ky shkrim shoqërohet me një foto të paditësit e cila është shkëputur nga videoja e cila ka trasmetim.

Të gjitha këto të më sipër janë shkelje e të drejtave personale të paditesit  duke i sjelle nje dem te konsiderueshëm atij dhe familjes së tij.

E drejta e privatesisë dhe e jetës së qetë private dhe familjare mbrohet nga Kushtetuta e Republikes se Shqipërisë në nenet 35, 36, dhe 53 dhe gjithashtu në nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut .

Me publikimin  e kryer pala e paditur ne shkelje te nenit 625 te K.Civil i ka cenuar paditesit nderin,personalitetin e tiej dhe reputacionin e krijuar nder vite si nje figure publike ne Shqiperi, si nje gazetar me emisionin “Top Story”.

Paditesit i eshte cenuar respektimi i jetes  se tije private pasi te gjitha keto filmime te kryera dhe me pas te publikuara jane kryer dhe duken shume qarte qe jane ne dhomen e gjumit te tije dhe jane pjese e intimitetit te tij.

Gjithashtu me ane te ketyre publikimeve i eshte cenuar jeta e tije familjare dhe mardheniet me femijet te cilet per me teper jane te mitur dhe pamje te tilla iu cenojne formimin dhe gjendjen e tyre psikologjike.

Per shkak te ketyre ngjarjeve paditesi ka nderpre punen per nje kohe nje mujore, duke e detyruar te mos kryej asnje aktivitet publik, madje as mund te dale fare nga shtepia.

Të gjitha këto veprime janë të kryera me  prej pales se paditur dhe kjo del jo vetëm nga publikimi i lajmit dhe pamjeve  i cili qe ne fillim   kuptohet që nuk duhet publikohej pasi ka përmbajtje cenuese per personinpor edhe nga lejimi i komenteve nga ana  e lexusit te cilët janë të panjohur dhe të paidentifikueshëm  dhe i të tillë ia lejon vetës të shprehen me çfarëdo fjale që ata duan dhe pa e vrare  medjen se çfarë cenojnë dhe dëmin që shkaktojnë.

Ne fakt prej ketije portali online duhet të kishte qënë misioni i mbrojtjes së palës figurës së tij ai është një njeri dhe ka të drejta të plota që te gezoji jeten e tij e tij private e në atë mënyrë e cila i duket atij më e duhur ndërkohë që lejohet që të denigrohet dhe të gjykohet prej tyre si fillim dhe pastaj prej të gjithë njerëzve të cilet te tyre as nuk mund të identifikohen nëpërmjet komenteve të tyre. Publikimi i ketyre pamjeve dhe komnetet e bera edhe pse nuk jane filmuar nga pala e paditur perbejne elemnt te paligjshmerise se veprimit qe shkojne deri n e paligjshmerine e veprimit  ne kuptim penal.

Gjykata duke pare sa siper arrin ne konkluzionin se pala e paditur duhet te ndalohet per publikim e materialeve ne te gjitha format e saje  te cilat jane cenuese te jetes private te paditesit dhe për rrjedhojë në kuptim të përcaktimeve të nenit 6 të K.Pr.Civile gjykata nuk mund të dalë tej kërkimeve të parashtruara nga pala paditëse në kërkesë - padinë e paraqitur prej saj.

Shpenzimet gjyqësore të sipërcituara në zbatim të nenit 106 të K.Pr.Civile i ngarkohen palës së paditur.

1.Pranimin e kerkese-padise.

2.Detyrimin e pales se paditur per te ndaloji publikimet dhe heqjen e matrialeve te publikuara ne te gjitha formatet  te cilat jane cenuese te jetes private te paditesit.

3.Shpenzimet gjyqësore ne ngarkim te pales se paditur.

4.Kunder ketij vendimi lejohet te behet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane, brenda 15 diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e shpalljes se tij per palen prezent dhe nga e nesermja e dites se komunikimit te vendimit per palen e paditur dhe Lapsi .Al ne mungese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vëllai i Sokol Olldashit: “Ata janë lutur që të vdiste” .... Dhe “pengu” mbi aksidentin
Moment historik për Vlorën, pastrohet pas 25 vitesh (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.013004064559937
array(1) { ["section"]=> string(91) "vendimi-sokol-balla-fiton-gjyqin-me-lapsin-portali-cenoi-privatesine-me-videon-intime-25896" }