Vendos Aubameyang, Arsenal fiton FA Cup (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 21:26 01-08-2020 Vendos Aubameyang, Arsenal fiton FA Cup (VIDEO) Aubameyang

Arsenal ia ka dalë të fitojë FA Cup pasi mposhti 2-1 Chelsean në finalen që u luajt në Wembley.

Fillimisht ishte Pulisiç-it që kaloi blutë e Londrës në avantazh në minutën e 5-të. Për të barazuar rezultatin mendoi Aubameyang, që shndërroi në gol penalltinë në minutën e 28-të.

Një episod i dyshimtë në minutën e 45-të, teksa Pepe pengohet, por për arbitrin është jashtë zone.

Në pjesën e dytë është sërish Aubameyang që realizon në të 67-tën, gol ky që vlen shumë. Në minutat e mbetura, ”Gooners” administrojnë rezultatin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010185956954956
array(1) { ["section"]=> string(51) "vendos-aubameyang-arsenal-fiton-fa-cup-video-215763" }