Vendoset monumeti i ri në Kavajë, zëvendëson “dy gishtat” (Foto)

Publikuar tek: slide-lart, më 11:18 13-06-2015 Vendoset monumeti i ri në Kavajë, zëvendëson “dy gishtat” (Foto) Monumenti që zëvendësoi ''Dy Gishtat''

Monumenti i ri i demokracisë është vendosur sot në qendër të qytetit të Kavajës. I paralajmëruar më herët nga kryebashkiaku Elvis Rroshi, monumenti vendoset në qytet pak ditë nga mbyllja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.

Monumenti i ri zëvendëson atë të “dy gishtave”, i cili u hoq nga qendra e qytetit një vit më parë me iniciativën e Rroshit dhe kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga monumenti i vjetër, ai i vendosur sot është me ngjyrat kombëtare kuq e zi.

Siç mëson Newsbomb, inagurimi i monumentit do të bëhet njëkohësisht me inagurimin e sheshit tashmë të rikonstruktuar, nga kryebashkiaku Rroshi dhe kryeministri Rama, më datë 19 qershor, çka korrespondon me mbylljen e fushatës elektorale.

Obelisku i demokracisë është një vepër e skulptorit Ilirian Xhixha dhe simbolizon energjinë e të gjithë popullit që shpërthem pikërisht në zemër të Shqipërisë, në Kavajë. Kjo energji sipas skulptorit, lind nga toka dhe shpërthimi i saj drejt qiellit materializohet në formën dinamike dhe me ngjyrta e kombit, kuq e zi.

Kandidati demokrat për Kavajën, Engjëll Cara, ka deklaruar gjatë takimeve elektorale se në qytet do të rikthehet monumenti i vjetër i “dy gishtave”, megjithatë ende nuk ka asnjë reagim nga PD-ja për vendosjen e obeliskut të ri.

monumentok

Obelisku i ri

obeliskuvjeter

Obelisku i vjetër

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067558288574219
array(1) { ["section"]=> string(65) "vendoset-monumeti-i-ri-ne-kavaje-zevendeson-dy-gishtat-foto-13454" }