Vendoset në krye të gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani

Publikuar tek: aktualitet, më 17:54 30-09-2020 Vendoset në krye të gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani

Pas dorëheqjes si kryetar gjykate të gjyqtarit Zihni Shahu, në krye të gjykatës së Elbasanit është vendosur Enkeleda Kapedani.

Bëhet me dije se Kapedani ishte në garë me gjyqtaren Pajtime Fetahu, Matilda Fetau dhe Enkeleda Kapedani.

Zgjedhja e Kapedanit është bërë pas një votimi mes gjyqtarëve të vetë gjykatës së Elbasanit.

Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë.

Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.

Kujtojmë që kjo Enkeleda Kapedani bërë bujë në media disa muaj më parë pasi vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit, të Viktor Imerit,  i fortit i bandës së Gaxhait.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011356830596924
array(1) { ["section"]=> string(66) "vendoset-ne-krye-te-gjykates-se-elbasanit-enkeleda-kapedani-222242" }