Është vënë në pranga autori që vendosi eksploziv në një fabrikë mishi në Krujë. 52-vjeçari Ymer Hidri është arrestuar pasi më 11 nëntor 2017 vendosi lëndë shpërthyese pranë thertores së mishit në pronësi të P.N, Krujë.
Policia bën me dije se pas një hetimi ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në nëntorin e vitit që lamë pas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për hetime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv i mbetur në tentativë” dhe “Mbajtaja pa leje e lëndëve plasëse”.