Vendosi tritol në shtëpinë e 17 vjeçares në Nikël, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Publikuar tek: aktualitet, më 09:25 13-07-2020 Vendosi tritol në shtëpinë e 17 vjeçares në Nikël, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori Foto ilustruese

I riu me inicialet A.B është shpallur në kërkim nga Policia e Niklës pasi dje në mbrëmje ka hedhur një pako me lëndë plasëse në shtëpinë e një 17 vjeçareje.

Sipas Policisë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale. Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Lexo edhe: I vendoset tritol shtëpisë së 17 vjeçares në Nikël

Njoftimi i Policisë Fushë Krujë

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094912052154541
array(1) { ["section"]=> string(100) "vendosi-tritol-ne-shtepine-e-17-vjecares-ne-nikel-identifikohet-dhe-shpallet-ne-kerkim-autori-213678" }