2017-ta zgjohet me shpërthime në Bathore. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se me datë 01.01.2017, rreth orës 3:40, në rrugën "Demokracia" në Bathore, Tiranë, ka ndodhur një shpërthim në lokalin e shtetasit Sh. D.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme të lehta materiale në fasadën e lokalit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë plasëse eksplozive. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre.