Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 persona të arrestuar nga Policia për akuzën e gjobëvënies. Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Genci Ferhatin, Pajtim Serjanin, Klevis Karadashin, Arianit Lulin dhe Ditmir Reçin. Asnjë prej të akuzarve nuk i ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi ta.
Dy ditë më parë ky grup u arrestua nga policia për shkak se i ka vendosur një gjobë prej 13 mijë eurosh një prej lokaleve në rrugën e Kavajës. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.