Në qytetin e Lushnjes është krijuar një “ vendparkim i ri" ku siç mund ta shikoni secili parkon siç i vjen për mbarë.
Mediat lokale ngrenë shqetësimin se janë pikërisht nënpunësit e bashkisë ata të cilët parkojnë keq, duke shkelur me të dyja “këmbët” (në këtë rast vlen të thuhet, me të katërta rrotat) ligjin.
Pak minuta më parë “Pro Jetës” denoncoi një rast të pastër të shkeljes së ligjit nga ana e kryetarit të Bashkisë Lushnje i cili kishte parkuar makinën kundravajtje.
Lexo edhe: Lëvizja "Pro jetës" e kthen në quiz: Gjeni sa ligje ka shkelur kryebashkiaku i Lushnjes te kjo foto