VENECIA ndryshoi opinionin për METËN, Ulsi MANJA zbulon axhendën e Komisionit Hetimor

Publikuar tek: politike, më 14:33 19-10-2019 VENECIA ndryshoi opinionin për METËN, Ulsi MANJA zbulon axhendën e Komisionit Hetimor Ulsi Manja tregon se si do të veprojë në vijim Komisioni Hetimor për presidentin Ilir Meta

Kreu i Komisionit Hetimor për presidentin Ulsi Manja rrëfeu se si do të veprojë ky grup pas raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias, i cili ndryshoi opinionin për presidentin duke hequr fragmentin ‘tejkalim të kompetencave’.  

Në një prononcim për ‘’ABC News’’, Manja theksoi se do të merren në shqyrtim raporti i Venecias, dokumentet ligjore të presidentit dhe më pas komisioni do të dalë me qëndrim përfundimtar.

“Brenda afatit të ri që morëm nga Kuvendi, komisioni hetimor do ta përfundojë punën e vetë. Do të zbatojmë planin përfundimtar të hetimit të miratuar nga Komisioni. Do të administrohen provat shkresore, dhe këtu e kam fjalën për opinionin paraprak dhe final të Komisionit të Venecias, do të administrohet dhe shkresa e ardhur nga Presidenti i Republikës lidhur me arsyet që e shtynë të anulojë 30 qershorin, duke respektuar tërësisht klauzolat ligjore për informacionin e klasifikuar ‘sekret shtetëror’’’, bën me dije Ulsi Manja për axhendën e Komisionit Hetimor.

Ndërkohë, ai tha se komisioni do ta përfundojë detyrën e tij përpara afatit të vendosur nga parlamenti (8 dhjetor).

“Komisioni është i detyruar të mbyllë punë që i ka ngarkuar Kuvendi me vendimin nr.84 të vitit 2019. Është një komision që i kërkohet  një vlerësim në aspektin ligjor nëse Presidenti e ka shkelur ose jo Kushtetutën, dhe raporti i këtij komisioni hetimor i tillë do të jetë. Më pas seanca plenare vendos politikisht për shkarkimin e Presidentit të Republikës”, veçon Manja.

Nga ana tjetër, ai nuk pranoi të shprehte qëndrimin e tij nëse Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën.

“Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj votën time e as qëndrimin tim. Unë qëndrimin tim do ta shpreh në komisionin hetimor që unë drejtoj dhe votën time do ta shpreh në seancë plenare së bashku me gjithë kolegët e mi të mazhorancës. Votimi në parlament është votim politik, ndërsa Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm kushtetues që do të japë një vlerësim në aspektin kushtetues dhe ligjor për këtë procedurë shkarkimi”, përfundoi kreu i Komisionit të Ligjeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038431167602539
array(1) { ["section"]=> string(91) "venecia-ndryshoi-opinionin-per-meten-ulsi-manja-zbulon-axhenden-e-komisionit-hetimor-182700" }