Venezuelë/ Kryetari i Opozitës braktis vendin: Policia sekrete më ka kërcënuar (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 10:13 28-07-2018 Venezuelë/ Kryetari i Opozitës braktis vendin: Policia sekrete më ka kërcënuar (FOTO) Nicolas Maduro & Jose Olivares

Kryetari i opozitës venezueliane José Manuel Olivares është larguar nga vendi, duke akuzuar qeverinë për kërcënimin e tij dhe disa anëtarëve të familjes.

 Në një letër të hapur, Olivares tha se në javët e fundit agjentët e policisë sekrete iu afruan atij, gruas dhe vëllait të tij duke thënë se ata do të përndiqeshin nëse ai nuk largohej nga politika.

"Mirëqenia e familjes sime vjen së pari," tha Olivares.

Disa udhëheqës të lartë të opozitës janë larguar nga Venezuela gjatë vitit të kaluar.

Ata thonë se metodat dhe ngacmimet nga presidenti Nicolás Maduro i ka bërë ata të kenë frikë për jetën e tyre.

Nicolas Maduro u rizgjodh në Maj në një mandat të ri gjashtë-vjeçar.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka hedhur në treg një monedhë të re të Venezuelës, Bolivar Soberano (Sovran Bolivar).

Të gjitha këto reforma ekonomike për të ringjallur ekonominë.

Opozita u dobësua nga arrestimet apo përçarja e shumë prej udhëheqësve të saj. Shumica e partive anti-Maduro bojkotuan votimin.

Presidenti fajëson elitën e Venezuelës duke pretenduar se janë forcat imperialiste të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe kanë fajin kryesor për krizën ekonomike të vendit.

Këtë javë, qeveria njoftoi se po hiqte pesë zero nga monedha, bolívar. Kritikët thonë se kjo do të ketë pak efekt në uljen e normës më të lartë të inflacionit në botë, që llogaritet në 46,000 për qind në vit.

"Ne nuk ishim të përgatitur për këtë as politikisht, financiarisht apo emocionalisht," shkroi ai nga Kolumbia.

Punonjësit e shëndetësisë bëjnë thirrje duke kërkuar paga të drejta dhe më të larta gjatë një proteste për mungesën e barnave, furnizimeve mjekësore dhe kushteve të këqija në spitale, përpara selisë së Konferencës Episkopale në Karakas.

Punonjësit e shëndetësisë kanë protestuar kundër pagave të ulëta dhe kushteve të këqija në spitale

Jose Olivares u zotua se do të vazhdojë luftën e tij politike kundër administratës Maduro nga jashtë vendit, së bashku me disidentët e tjerë.

"Do të theksoj problemet me të cilat ballafaqohen pacientët në sistemin shëndetësor, duke përfshirë mungesën kronike të barnave dhe do të vazhdoj fushatën për hapjen e një kanali humanitar, për të sjellë ushqim dhe ilaçe te populli venezuelian", shkroi në letrën e tij Olivares

images (1).jpgdownload (1).jpgdownload.jpg

 

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012578010559082
array(1) { ["section"]=> string(88) "venezuele-kryetari-i-opozites-braktis-vendin-policia-sekrete-me-ka-kercenuar-foto-129391" }