Vepra e fundit dhe amaneti i Fatos Baxhakut, ja mesazhi i gazetarit të njohur për kolegët e rinj

Publikuar tek: dossier, më 16:47 16-08-2019 Vepra e fundit dhe amaneti i Fatos Baxhakut, ja mesazhi i gazetarit të njohur për kolegët e rinj Fatos Baxhaku

Fatos Baxhaku la gjurmën e tij të fundit në gazetarinë dhe median shqiptare përpara se të largohej nga kjo jetë ditën e sotme.

5 muaj më parë ai botoi librin ‘’Përtej gardheve’’, i cili erdhi si bashkëpunim mes disa gazetarëve shqiptarë. Libri erdhi si koleksion i reportazheve të grumbulluara nga Veriu në Jug të Shqipëri.

Në daljen e tij të fundit për mediat, Baxhaku u shpreh se e nxori në qarkullim këtë libër me qëllim që të ngacmonte kolegët për të kthyer sërish vëmendjen te zhanri i reportazhit

“Nuk do të theksoja vlerat e botimit në vetvete, sesa vlerësoj këtë përpjekje për të nxitur këtë gjini në rrethe, atje ku mundësia financiare është më e paktë. Kjo gjini pak nga pak ka nisur që të harrohet për vet mundësitë financiare, por është një gjini që shkon në mënyrë të natyrshme tek lexuesit. Kjo ishte një mënyrë për t’u dhënë një ngacmim edhe kolegëve të rretheve edhe Tiranës, për t’u kthyer tek kjo gjini që është shumë e bukur”, deklaronte në mars të këtij viti pionieri i gazetarisë dhe medias së lirë në Shqipëri.

Por, ky libër vjen në ndihmë dhe të gazetarëve të  rinj, të cilët duhet të njihen me këtë zhanër artistik tërheqës.

‘’Gjuha fillon edhe varfërohet, reporterët e kronikës së zezë nisin që të përdorin gjuhën e policëve. Humbasin atë pjesë që i bën gazetarët edhe njëherazi pjesë të publikut. Kjo ndikon shumë në cilësinë e medies. Unë besoj se të udhëtosh jashtë Tirane është që të njohësh Shqipërinë. Tirana për vet kushtet që ka është një Shqipëri më vete. Është një akumulim kulturash dhe industrish. Ndërsa, kur del nga Tirana është të njohësh Shqipërinë e vërtetë edhe këtë kemi për detyrë që të bëjmë të gjithë”, deklaronte Baxhaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072519779205322
array(1) { ["section"]=> string(102) "vepra-e-fundit-dhe-amaneti-i-fatos-baxhakut-ja-mesazhi-i-gazetarit-te-njohur-per-koleget-e-rinj-175527" }