‘Veprat mbesin’, Rama në ‘Air Albania’: Zoti i faltë ata që na përqeshën duke e quajtur ‘qëndër tregtare’

Publikuar tek: aktualitet, më 20:50 17-11-2019 ‘Veprat mbesin’, Rama në ‘Air Albania’: Zoti i faltë ata që na përqeshën duke e quajtur ‘qëndër tregtare’

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën gjatë ceremonisë inaguruese së stadiumit ‘Air Albania’.

Ai ka falenderuar të gjithë ata që kanë bërë të mundur çeljen e këtij stadiumi duke nisur nga presideti i Federatës Armand Duka e deri tek arkitekti Marco Casamoti.

Rama nuk ka nguruar t’i përgjigjet edhe atyre që e akuzuan për qendër tregtare, duke u shprehur se Zoti i faltë.

Sipas Ramës, fjalët i merr era dhe ato që mbesin janë veprat.

‘E kam dëshiruar prej shumë e shumë kohësh ditën kur kuqezinjtë do nderonin fanellën tonë. Jam shumë i gëzuar që yjet janë bërë bashkë në këtë stadium. Dua të falenderoj disa persona pa të cilët kjo eksperiencë nuk do të  ishte bërë e mundur, duke filluar nga  presidenti Duka, Marko Casamoti artitekti që i dha jetë kësaj vepre. Në fakt kjo vepër pa u shfaqur është sharë shumë. Historia na ka mësuar që llafet i ka marrë gjithmonë era, ndërsa veprat janë ato që mbeten. Disa që e përqeshën ketë stadium na vunë epitetin si qendër tregtare,  Zoti i faltë se nuk dinë se çfaarë thonë. Ky stadium është si pjesë plot ambicie që mban një vlerë kulturore dhe mban shumë emra në tribunat e tij duke nisur nga Panajot Pano’, tha ndër të tjera Rama.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059350967407227
array(1) { ["section"]=> string(104) "veprat-mbesin-rama-ne-air-albania-zoti-i-falte-ata-qe-na-perqeshen-duke-e-quajtur-qender-tregtare-186234" }