Veprimtaritë e paligjshme, procedohen 65 persona për ndërtime pa leje dhe prerje pyjesh

Publikuar tek: aktualitet, më 16:02 06-09-2015 Veprimtaritë e paligjshme, procedohen 65 persona për ndërtime pa leje dhe prerje pyjesh

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka njoftuar për 65 arrestime të kryera gjatë javës së fundit për parandalimin e veprimtarive të jashtëligjshme si prerja e pyjeve, lojëra fati dhe ndërtime pa leje.

 Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë kësaj jave nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 52  raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 52 autorë nga të cilët,  6 autorë janë arrestuar në flagrancë,  45 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe  1 autor është shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë  të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit  ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, nga këta 4 janë proceduar penalisht në   gjendje të lirë , ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bastet, fitorja e Shqipërisë kuotohet “në qiell”
Takimi i 28-të Ndërkombëtar për Paqen, Rama: Paqja është gjithmonë e mundshme »
Article Logic
Execution time: 0.011622905731201
array(1) { ["section"]=> string(92) "veprimtarite-e-paligjshme-procedohen-65-persona-per-ndertime-pa-leje-dhe-prerje-pyjesh-20102" }