“Verbohet” piloti, avioni ndryshon destinacion…

Publikuar tek: bota, më 16:27 15-02-2016 “Verbohet” piloti, avioni ndryshon destinacion…

Avioni me 252 pasagjerë dhe 15 antarë të ekujpazhit në bord, i cili u nis nga Londra dhe kishte destinacion Nju Jorkun, ndryshoi destinacion për shkak të “verbimit” të pilotit, si pasojë e dritës së një lazeri.

BBC raporton se fluturimi është ndërprerë menjëherë në Heathrow. Ngjarja ndodhi teksa avioni ishte duke fluturuar. Menjëherë u informua kulla e kontrollit dhe në përputhje me procedurat standarde të sigurisë avioni u rikthye në aeroportin Heathrow në Londër. “Siguria e ekuipazheve tona dhe klientëve tanë, – tha kompania ajrore në një deklaratë të lëshuar disa orë më parë – është një nga prioritetet tona kryesore. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të mundshëm të shkaktuar për ata që ishin në bord, u kemi ofruar udhëtarëve strehim gjatë natës dhe i nisëm përsëri aq shpejt sa e kishim të mundur”.

Lazerët duhet të klasifikohen si “armë ofensive” dhe të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar, thotë shoqata britanike e pilotëve të avionëve, pas ngjarjes. “Është e paligjshme të ndriçosh me rreze lazer një aeroplan, në mënyrë që të verbosh pilotin”, por jo një vepër penale për atë që mban një lazer. Sindikata thotë se ato janë “tepër të rrezikshme”, dhe mund të verbojnë pilotët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023263931274414
array(1) { ["section"]=> string(49) "verbohet-piloti-avioni-ndryshon-destinacion-32639" }