Veriu i Greqisë pushtohet nga rrebeshe të fuqishme, ja ndikimi në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 23:42 02-12-2017 Veriu i Greqisë pushtohet nga rrebeshe të fuqishme, ja ndikimi në Shqipëri

Veriu i Greqisë mbrëmjen e sotme është përfshirë nga rrebeshe të fuqishme shirash.

Qeveria e Athinës ka shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë këtë rajon, i cili kërcënohet nga përmbytjet, por edhe nga rreshqitjet.

Por kjo situatë e rënduar në veri të shtetit helen, pritet të ketë një ndikm të madh edhe në vendin tonë. Në këtë rajon buron një nga lumenjtë që ka shkaktuar më shumë përmbytje në jug të Shqipërisë si Vjosa.

Pritet që në orët e para të mëngjesit lumi Vjosa të shtojë prurjet dhe të zgjerojë sipërfaqen e tokave të përmbytura.

Zonat më të goditura pritet të jenë rrethinat e Vlorës dhe të Fierit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026316165924072
array(1) { ["section"]=> string(80) "veriu-i-greqise-pushtohet-nga-rrebeshe-te-fuqishme-ja-ndikimi-ne-shqiperi-101727" }