Versioni i policisë për plagosjet ku u përfshi deputeti Prenga, 12 orë pas sherrit në Laç: U gjetën gëzhoja

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 05-09-2015 Versioni i policisë për plagosjet ku u përfshi deputeti Prenga, 12 orë pas sherrit në Laç: U gjetën gëzhoja

Policia, pas më shumë se 12 orësh ka bërë deklaratën e saj për shtyp, në lidhje me sherrin masiv dhe plagosjet në Laç ku u përfshi deputeti socialist Armando Prenga. Deputeti u arrestua në orën 08:20 të mëngjesit.

Sipas policisë: “ Është kqyrur vendi i ngjarjes, ku janë janë gjetur dhe marrë në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja model 56, 5 gëzhoja fishekësh model 54, një teh biçaku. 

Polica gjatë ushtrimit të kontrollit në banesa, ka gjetur në banesën e shtetasit Gazmir Jushi 1 armë zjarri automatik model 56, sekuestruar në cilësinë e provës materiale, si dhe gjatë kontrolleve të tjera të banesave janë sekuestruar 6 armë gjahu dhe 1 automjet”

 

Po si lindi konflikti? Ja deklarata e plotë e policisë:

“Në datë 04.09.2015, në orën 23:40, Salla operative e Komisariatit të Policisë Kurbin, mori njoftim për një konflikt të ndodhur në një lokal në Patok. Menjëherë Policia e Kurbinit ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet.

Në Komisariat është paraqitur shtetasi Gjok Cali, për të bërë kallzim se është goditur nga shtetasi Armando Prenga (deputet i Kuvendit të Shqipërisë).

Në momentin që ky shtetas po jepte kallzimin në ambjentet e Policisë, janë afruar përpara ambjenteve te Policisë, në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish, palë në konflikt, në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga. Në debat e sipër ata janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri. Policët që ndodheshin në Komisariat kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin.

Nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur 7 persona:  

•             Gazmir Jushi, 39 vjeç banues në Kurbin, plagosur me mjete prerëse dhe të forta, jashtë rrezikut për jetën.

•             Eduart  Prenga, 36 vjeç banues në Kurbin, plagosur me mjete prerëse dhe të forta jashtë rrezikut për jetën.

•             Tom Cali, 66 vjeç banues në Fushë Kuqe, i plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën.

•             Gjergj Cali, 55 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën.

•             Gjok Cali, 51 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën.

•             Nikoll Cali, 53 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën.

•             Françesk Cali, 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta.

Këtyre shtetasve u është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin e qytetit të Laçit dhe më pas janë dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës Tiranë. Aktualisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Polica e Kurbinit ka njoftuar menjëherë prokurorinë e rrethit dhe prokurorinë e Përgjithshme dhe është ngitur një grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e prokurorisë filloi menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, dhe vënien para përgjegjësisë së përgjegjësve.

Është kqyrur vendi i ngjarjes, ku janë janë gjetur dhe marrë në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja model 56, 5 gëzhoja fishekësh model 54, një teh biçaku. 

Polica gjatë ushtrimit të kontrollit në banesa, ka gjetur në banesën e shtetasit Gazmir Jushi 1 armë zjarri automatik model 56, sekuestruar në cilësinë e provës materiale, si dhe gjatë kontrolleve të tjera të banesave janë sekuestruar 6 armë gjahu dhe 1 automjet.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale rezulton që palët janë konfliktuar për motive pronësie.

Në funksion të zbardhjes së ngjarjes janë shoqëruar në ambjentet e Policisë 36 shtetas nga të dy palët në konflikt.

Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas të përfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dhe  u arrestua në flagrancë me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.  

Materialet proceduriale iu referuan Prokurororisë së Përgjithshme për veprime të mëtejshme dhe hetimin e plotë të ngjarjes dhe gjithë personave të përfshirë në të.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama shet deputetin: Askush s’është mbi ligjin, ka përfunduar koha e Sali Berishës
Gjok Cali, personi që “terrorizoi” Armando Prengën »
Article Logic
Execution time: 0.012655019760132
array(1) { ["section"]=> string(111) "versioni-i-policise-per-plagosjet-ku-u-perfshi-deputeti-prenga-12-ore-pas-sherrit-ne-lac-u-gjeten-gezhoja-20025" }