Vesa Luma, mamaja e ardhshme VIP?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:28 08-04-2015 Vesa Luma, mamaja e ardhshme VIP?

Një tjetër mama vip mund t’i shtohet skenës së muzikës. Vesa Luma ka ndarë me miqtë në profilin e saj social “Facebook” një foto në të cilën shkruan “Po ngarkohet…”.

Këngëtarja mund ta dijë më mirë kuptimin e këtij statusi, por nuk është aspak çudi që të nënkuptohet se është në pritje të bebes së parë. Në foto Vesa pasyron një femër tërë shkëlqim dhe në formë të shkëlqyer, teksa vihet re edhe një rritje e lehtë e barkut të këngëtares.

Prej disa vitesh Vesa është në lidhje me reperin Big Basta dhe ndoshta kanë vendosur që të shtojnë familjen e tyre me një bebe. Ne s’na mbetet tjetër, vetëm të presim që nëse është e vërtetë, Vesa të konfirmojë lajmin e mirë për publikun e saj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072269439697266
array(1) { ["section"]=> string(36) "vesa-luma-mamaja-e-ardhshme-vip-8159" }