Veseli në Hagë, HARADINAJ në krah të ish-aleatit: Ai do të mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Publikuar tek: rajon, më 21:31 07-11-2019 Veseli në Hagë, HARADINAJ në krah të ish-aleatit: Ai do të mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj del në mbështetje të kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli pas lajmit se ky i fundit është thirrur nga Gjykata e Hagës për të dëshmuar për Luftën e Kosovës në vitet 1998-1999.

Haradinaj u shpreh i bindur se Veseli do të dijë ta mbrojë dinjitetin e luftës për liri të UÇK-së. Të dy ishin pjesë e koalicionit qeverisës PAN, e cila tashmë do të kalojë në opozitë pas çertifikimit të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

‘’Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës si çdo luftëtar i lirisë dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë’’, shkruan në profilin e tij në Facebook.

Haradinaj ka shërbyer si komandant i UÇK-së i Zonës Operacionale të Dukagjinit gjatë viteve 1998-1999, ndërsa Veseli ka mbajtur detyrën e Kreut të Kundërinteligjencës së UÇK-së (G2), e cila më pas u transformua në SHIK (Shërbimi Inteligjet i Kosovës). Vetë Haradinaj u thirr në Hagë në muajin korrik për të dhënë intervistë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073869228363037
array(1) { ["section"]=> string(100) "veseli-ne-hage-haradinaj-ne-krah-te-ish-aleatit-ai-do-te-mbroje-pastertine-e-luftes-se-uck-se-185087" }