Veseli triumfon në finalen e "Big Brother Albania 8"

Publikuar tek: aktualitet, më 05:55 14-06-2015 Veseli triumfon në finalen e

Ka përfunduar mbrëmë edicioni i 8-të i Big Brother Albania 8. Fitues i këtij edicioni ka qenë  kosovari Vesel Kurtishaj. Kurtishaj u bë pjesë e spektaklit më vonë se konkurrentët e tjerë, por kjo nuk e ka penguar që të rrëmbejë zemrën e publiku dhe jo vetëm…

Në finale Veseli ishte me Albën  dhe Fatjonin. Pasi ka fituar Veseli ka thënë se çmimi më i madh që ka fituar ishin miqtë e tij në shtëpi, ndërkaq fitoren ja ka dedikuar familjes së tij.

Gjatë qëndrimit në shtëpi Veseli ka patur ca shkëndija dashurie me banoren tjetër të kësaj shtëpie Tean, për të cilën kanë rënë dakord se do të flasin jashtë shtëpisë së Big Brother.

Çmimi i madh për 23-vjeçarin  nga Prizreni ishte 5 milionë lekë të reja.Veseli është fituesi i dytë nga Kosova që triumfon në këtë Reality Shoë, që u drejtua këtë sezon nga Ledion Liço.

tea vesel

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Dashuria është në ajër por ajri është shumë i ndotur”
Përgjimi për trafik droge zbuloi ryshfetin në gjykatën e Apelit »
Article Logic
Execution time: 0.012269020080566
array(1) { ["section"]=> string(56) "veseli-triumfon-ne-finalen-e-big-brother-albania-8-13508" }