Vetë-karantinohen 17 punëtorët e fabirkës së Çimentos në Krujë, reagon PD: Shembull që ulëret për mbylljen e fabrikave më shumë punonjës

Publikuar tek: politike, më 22:08 27-03-2020 Vetë-karantinohen 17 punëtorët e fabirkës së Çimentos në Krujë, reagon PD: Shembull që ulëret për mbylljen e fabrikave më shumë punonjës FotoMontazh: Fabrika e çimentos ne Kruje - Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit të raportuar nga newsbomb.al pasditen e sotme, se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Borizanë të Krujës janë vetëkarantinuar pas frikës se mund të jenë infektuar me koronavirus.

PD nëpërmjet ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, thotë se ky është një shembull që ulëret për mbylljen e të gjitha fabrikave, fasonerive, call centerave apo biznesve që kanë një numër të lartë punonjësish.

“Kryetari i Opozitës Lulzim Basha prej javësh apelon Qeverinë që ta marrë këtë masë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të rreth 70 mijë punonjëve, por Edi Rama vijon të sillet me papërgjegjshmëri. Është e njëjta papërgjegjshmëri që tregoi edhe me vonesën 1 mujore me pajisjen me mjete mbrojtëse të stafeve shëndetësore. Sot, kjo vonesë na ka kushtuar dhjetra mjekë e infermierë të infektuar. Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë. Të mbyllë qendrat ku grumbullohen shumë punonjës, të garantojë pagesën e tyre. Papërgjegjshmëria dhe vonesat në këtë situatë kushtojnë jetë”, thotë Alibeaj.

Më herët, newsbomb.al ka mësuar se dy prej punëtorëve të fabrikës së çimentos Titan po kurohen aktualisht te Spitali Infektiv sepse kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, dhe kjo ka ngjallur frikë të punonjësit e tjerë të cilët dyshojnë se mund të jenë të infektuar dhe ata.

Një zyrtare e fabrikës së çimentos Titan tha për newsbomb.al se punonjësit e karantinuar nuk i përkasin stafit të kësaj fabrike, por janë pjesë e një tjetër fabrike që është kontraktuar prej Titan.

Lexo edhe: Vetë-karantinohen 17 punëtorë të fabrikës së çimentos në Krujë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01112699508667
array(1) { ["section"]=> string(141) "vete-karantinohen-17-punetoret-e-fabirkes-se-cimentos-ne-kruje-reagon-pd-shembull-qe-uleret-per-mbylljen-e-fabrikave-me-shume-punonjes-200339" }