VETËDORËZIMI I BALILIT/ Ardi Veliu zbulon 2 kushtet e super të kërkuarit: Shkova personalisht në Delvinë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:42 15-01-2019 VETËDORËZIMI I BALILIT/ Ardi Veliu zbulon 2 kushtet e super të kërkuarit: Shkova personalisht në Delvinë Ardi Veliu, drejtor i Policise se Shtetit

Detaje të reja dalin në dritë pas vetëdorëzimit të Klement Balilit.

Drejtori i Policisë Ardi Veliu, zbulon se Balili ka patur dy kushte për t’u dorëzuar. Së pari që të mos keqtrajtohej nga policia, dhe së dyti të deklarohej si vetëdorëzim.

Veliu tha se ka qenë në negociata prej muajsh me familjarët e të shumëkërkuarit dhe se dorëzimi i tij është bërë në orën 8:45 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur "Qafa e Shijanit" , fshati Stair mes Delvinës dhe Finiqit.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka shkuar personalisht në Delvinë me një makinë shoqëruese ndërsa Balilin e ka shoqëruar avokati Theodhori Sollaku si dhe nipi i tij Rigels Balili.

“Eskobari i Ballkanit” është pyetur në komisariatin numër 6 të Tiranës dhe më pas është dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Balili akuzohet për “trafik të lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”,  “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i cdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas burimeve të newsbomb.al bëhet fjalë për një dosje voluminoze të përbërë nga 30 fashikuj si dhe prova materiale bashkangjitur. Balili u vetëdorëzua sot në polici, shoqëruar nga nipi i tij Rigels Balili, njëherazi kryebashkiak i Delvinës, ndërsa për kapjen e tij shkuan dëm 14 operacione të Policisë së Shtetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasi për vdekje vjehrrë e nuse, flet 22-vjeçari: Nuk kisha kohë...
Kosova me zyrë doganore në Durrës, Rama: Hap i rëndësishëm. Shqipëria e Madhe është sajesë »
Article Logic
Execution time: 0.011090040206909
array(1) { ["section"]=> string(109) "vetedorezimi-i-balilit-ardi-veliu-zbulon-2-kushtet-e-super-te-kerkuarit-shkova-personalisht-ne-delvine-148886" }