Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku në një prononcmim për mediat konfirmoi edhe njëherë se vetëdorëzimi u bë në Sarandë.
Ish kryeprokurori u shpreh se trysnia për të arrestuar Balilin ishte shumë e madhe, ndërsa vendosi që të vetëdorëzohej.
Avokati theksoi edhe njëherë se ditët e fundit familjarët kanë negociaur me policinë.
"Prokuroria ka kërkuar prova nga autoritetet greke. Tani që erdhi letërporosia dhe hetimet janë drejt përfundimit shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej. Dhe shteti në këto dy vite do harxhonte lekë, do e mbante me ushqime dhe do kishte kosto. Ju e dini që një i burgosur e ka koston 50 euro në ditë. Në asnjë rasti ai nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë.Është dorëzuar në Sarandë. Garanci ligjore ka. Jemi në përfundim të procedurave do të njihemi me aktet dhe pastaj këtu jemi në seancat në vazhdim. Dosja është në atë gjendje që ka qenë 2 vjet më parë. Provat janë të dyshimta nuk ka ansjë implikm nga dëshmitarët. Flitet për një numër telefoni grek që i përket Balilit, por është e dyshimtë', tha ndër të tjera Sollaku.