VETËDORËZIMI i "Eskobarit të Ballkanit", ironizon Rama: Balili u ndal te policia pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës

Publikuar tek: aktualitet, më 13:25 15-01-2019 VETËDORËZIMI i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me vetëdorëzimin e Klemend Balilit.

Duke ironizuar, Rama shprehet se kazani po zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës.

"Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij", shkruan Rama. 

“Eskobari i Ballkanit”, akuzohet për “trafik të lëndëve narkotike” i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal,  “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i cdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas burimeve të newsbomb.al bëhet fjalë për një dosje voluminoze të përbërë nga 30 fashikuj si dhe prova materiale bashkangjitur. Balili u vetëdorëzua sot në polici, shoqëruar nga nipi i tij Rigels Balili, njëherazi kryebashkiak i Delvinës, ndërsa për kapjen e tij shkuan dëm 14 operacione të Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE VETËDORËZIMI I “ESKOBARIT TË BALLKANIT”, REAGON RAMA: KLEMENT BALILI PRAPA HEKURAVE (JA KË URON PËR KËTË REZULTAT)

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082540512084961
array(1) { ["section"]=> string(124) "vetedorezimi-i-eskobarit-te-ballkanit-ironizon-rama-balili-u-ndal-te-policia-pas-nje-shetitje-ne-pedonalen-e-delvines-148874" }