Vetëdorëzimi i “Eskobarit të Ballkanit”, reagon Rama: Klement Balili prapa hekurave (Ja kë uron për këtë rezultat)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:16 15-01-2019 Vetëdorëzimi i “Eskobarit të Ballkanit”, reagon Rama: Klement Balili prapa hekurave (Ja kë uron për këtë rezultat) Lleshaj-Rama, Bendo

$Reagon kryeministri Rama pas vetëdorëzimit në polici të Klement Balilit, i njohur si "Eskobari i Ballkanit".

 

Rama uron për këtë rezultat ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror, drejtuar nga Helidon Bendo.

“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara? Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”, shkruan rama në reagimin e tij.

“Eskobari i Ballkanit”, akuzohet për “trafik të lëndëve narkotike” i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal,  “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i cdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas burimeve të newsbomb.al bëhet fjalë për një dosje voluminoze të përbërë nga 30 fashikuj si dhe prova materiale bashkangjitur. Balili u vetëdorëzua sot në polici, shoqëruar nga nipi i tij Rigels Balili, njëherazi kryebashkiak i Delvinës, ndërsa për kapjen e tij shkuan dëm 14 operacione të Policisë së Shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084800720214844
array(1) { ["section"]=> string(115) "vetedorezimi-i-eskobarit-te-ballkanit-reagon-rama-klement-balili-prapa-hekurave-ja-ke-uron-per-kete-rezultat-148871" }