Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion pasiv.
Odhise Andrea ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa lajmin për dorëzimin e tij e ka pohuar avokati i tij mbrojtës, Adrian Visha. Andrea është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Odhise Andrea ka luajtur rolin e sekserit në aferën korruptive të bashkëshortes së tij, Majlinda Andrea anëtare e Gjykatës së Lartë, duke marrë 50 mijë euro rryshfet për një çështje pronash në Ksamil të Sarandës.