Vetëflijimi i nënës dhe bijës në Kombinat, flet shoqja e ngushtë e vajzave: Blerta kishte blerë fustanin e maturës, por babai iu vetëvra 10 ditë para (DETAJE PËR TAKIMIN E FUNDIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:25 07-07-2020 Vetëflijimi i nënës dhe bijës në Kombinat, flet shoqja e ngushtë e vajzave: Blerta kishte blerë fustanin e maturës, por babai iu vetëvra 10 ditë para (DETAJE PËR TAKIMIN E FUNDIT) Shoqja e Blerta Josifi

Flet shoqja e ngushtë e Anisa Josifit, vajzës së vetme të mbijetuar nga tragjedia e ndodhur pak ditë më parë në Kombinat ku u vetëflijuan nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi me besimin për t’u ringjallur.

Në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur” ajo tregon për takimin e fundit me dy motrat, 6 vite më parë, në qytetin e tyre të lindjes në Përmet, ku thekson se gjatë atij takimi motrat kanë qenë të qeta dhe s’kanë shfaqur asnjë lloj shqetësimi.

“Takimi im i fundit ka qenë 6 vite para në Përmet, kemi pirë një kafe me të dy motrat, më tregoi se ishte sistemuar se ishte inxhiniere në një kompani celulare, Anisa kishte përfunduar studimet, ishin me energji shumë pozitive”, tregon ajo.

Shoqja e Blertës, flet edhe për ngjarjen e rëndë ku Blertës dhe Anisës iu vetëvra babai vite më parë në Përmet, ngjarje e ndodhur 10 ditë para maturës së Blertës.

“Ne kemi ndarë 8 vite studimi, mundohej të ndihmonte nënën kur shiste në tregun e qytetit. Në gjimnaz ajo ishte një bankë para meje, ka qënë aktive, plot jetë, që e ka kaluar periudhën për humbjen e të atit. Ngjarja ndodhi 10 ditë para mbrëmjes së maturës, por me mbështetjen e familjarëve që ajo e ka deklaruar se ka pasur tezen dhe dajën mbështetje, ajo vazhdoi dhe i përfunduan studimet të dy motrat”- tha ajo, duke shtuar se “Ajo ishte përgatitur për maturën e të blinte fustanin, por ndodhi, nëna ishte një zonjë e përkushtuar për vajzat, u qëndronte shumë afër, dhe ajo periudhë kaloi. Ishte periudha kur përgatiteshim të jepnim provimet për në universitet, konkurronim në Tiranë dhe ajo fitoi universitet shumë të vështirë”, shton më tej shoqja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015016078948975
array(1) { ["section"]=> string(181) "veteflijimi-i-nenes-dhe-bijes-ne-kombinat-flet-shoqja-e-ngushte-e-vajzave-blerta-kishte-blere-fustanin-e-matures-por-babai-iu-vetevra-10-dite-para-detaje-per-takimin-e-fundit-213121" }