Vetëflijimi i nënës dhe bijës në Kombinat, vëllai i Zhaneta Josifit tregon detaje: Takimi i fundit me mbesën para 2 vitesh! Kur u shkoja në shtëpi më thoshin po fle

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 05-07-2020 Vetëflijimi i nënës dhe bijës në Kombinat, vëllai i Zhaneta Josifit tregon detaje: Takimi i fundit me mbesën para 2 vitesh! Kur u shkoja në shtëpi më thoshin po fle Zhaneta, Blerta, Anisa Josifi

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Kombinat ku u vetëflijuan nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi, përkatësisht 56 dhe 30 vjeçe, me besimin për t’u ringjallur, kurse vajza tjetër u shpëtua në momentet e fundit dhe ndodhet në spital.

Vëllai i Zhaneta Josifit në një intervistë për news 24 tregon detaje të reja, ku thotë se sa herë i shkonte në shtëpi të motrës ato i kanë thënë se Anisa vajza e vetëflijuar që ka qëndruar prej 15 muajsh e vdekur në shtëpi, po lexonte ose po flinte.

“Anisa nuk dilte sa here shkonim ne shtëpi. Na thoshin “Anisa eshte ne shtepi, po lexon e po fle”. Nuk na shkonte kurre mendja qe do ndodhte kjo gje. Prej kohesh nuk po kontaktoja dot me motrën. U detyrova te shkoja ne Polici. Motra me vajzen iu pergjigjen thirrjeve te Policise. Motra dhe Blerta i thane Policise “Jemi ne shtepi”. Policia na tha se motra me vajzat ishin mire. Anisen ka rreth 2 vjet pa e takua. Ne shtepi nuk kemi ndjere kurre ere te rende. Nuk e kuptojme arsyen e ketij akti ekstrem

Nuk kam informacion ne cilin sekt fetar ishin perfshire. Vajzat ishin me shkolle te larte, vetem e ema punonte”, tha ai.

Sakaq ai ka treguar dhe momentin kur ka lajmëruar policinë.

"Po kalonte kohë që nuk po kontaktoja me motrën. U detyrova të shkoja në polici. Motra dhe Blerta i thanë policisë jemi në shtëpi", ka thënë më tej ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094630718231201
array(1) { ["section"]=> string(144) "veteflijimi-i-nenes-dhe-bijes-ne-kombinat-vellai-i-zhaneta-josifit-tregon-detaje-kur-u-shkoja-ne-shtepi-me-thoshin-se-anisa-po-fle-ose-po-212892" }