Vetëflijimi i nënës dhe bijës, reagon Kisha Ungjillore: Familja Josifi anëtare e jona para 15 vitesh! Veprimi i tyre një dështim i fesë (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 06-07-2020 Vetëflijimi i nënës dhe bijës, reagon Kisha Ungjillore: Familja Josifi anëtare e jona para 15 vitesh! Veprimi i tyre një dështim i fesë (E PLOTË) Ergest Biti

Sekretari i Përgjithshëm i Vllazërisë Ungjillore, Ergest Biti ka reaguar lidhur me vetëflijimin e nënë dhe bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi në Kombinat, me besimin e do të ringjallen.

Biti ka deklaruar se familja Josifi ka qenë anëtare e këtij Komuniteti Fetar para 15 vitesh në Përmet, por me ardhjen e tyre në Tiranë ato kanë qenë vizitore, por jo anëtare.

"Në bazë të komunikimeve kanë qenë para 15 vitesh në Përmet, ndërsa në Tiranë mund të kenë qenë vizitore, por nuk rezultojnë si anëtare të kësaj Kishe. Kishat janë të hapura çdo ditë, marrin libra, por nuk kanë qenë si pjesë anëtare të Kishës. Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje, madje gjatë kohës së pandemisë ne kemi vizituar disa qindra familje që i kemi të regjistruara dhe i kemi ndihmuar në mënyra të ndryshme dhe asnjë nga emrat që kemi marrë nga minibashkia nuk ka rezultuar asnjëherë pjesë e Kishës Ungjillore", u shpreh Biti.

Kurse presidenti i Vëllazërisë  Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi e ka quajtur si dështim të fesë së tyre në rast se vajzat kanë qenë Ungjillore dhe kanë vrarë veten. Më tej gjatë deklaratës për shtyp ai shprehet se çdo fe beson te ringjallja, por e dënojnë vetëvrasjen.

"Ne si përfaqësues u informuam për familjen Josifi dhe për tragjedinë e tyre. Me këtë rast ne duam të ngushëllojmë të afërmit për humbjen e pakuptim të jetëve në izolim dhe shërim të plotë të vajzës së mbijetuar. Vërejmë një fenomen të rrezikshme në mediave të shkaqeve jo materiale të vdekjes së tyre duke implikuar vrasjen me fenë. U tha në fillim se ishin dëshmitarë të Jehovait. Në mënyrë absurde u theksua ideja e ringjalljes si problematikë kur fakti është se të gjitha fetë besojnë në ringjall dhe vetë ideja e ringjalljes është faktorë inkurajimi për jetën heroike përballë çdo sfide dhe jo kapitullimi para vdekjes.

Pastaj zhvillimet e implikimeve në shërbesat e Kishës Ungjillore, këto shërbesa i keni çdo ditë, pastaj zhvillimet e implikimeve përsëri jepet si shpjegim duke helmuar pa të drejtë perceptimin normal që kanë për kishat. Të vajtojmë jetët e humbura dhe të urojmë shërim të mbijetuar, pastaj të gjykojmë faktorët, ti analizojmë me mençuri se pastaj do të mbrojmë harmoninë dhe shëndetin mendor të shoqërisë sonë që në këto ditë pandemia është e rënduar.

Nuk i njoh të gjithë njerëzit që vijnë në Kishë. Nëse këto familje kanë qenë dhe janë, e kuptojnë veten e tyre Ungjillore, ju duhet të kuptoni një Ungjillor vjen nga Ungjill, "lajm i mirë", dhe lajmi i mirë është "Perëndia na do". Nëse kanë qenë Ungjillore, se mund të vish në takime e Kishës, por nuk do të thotë se je Ungjillor, kjo që ata kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një Ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vetë, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, kjo është dështim, ne inkurajojmë që të shkohet përtej sakrificave. Fitorja është që përballë çdo vështirësi ti qëndron me shpresë. Në Bibël nuk glorifikohet vetëvrasja. Unë nuk e di se çfarë kanë menduar ato", tha Doçi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010373115539551
array(1) { ["section"]=> string(147) "veteflijimi-i-nenes-dhe-bijes-reagon-kisha-ungjillore-familja-josifi-anetare-e-jona-para-15-vitesh-veprimi-i-tyre-nje-deshtim-i-fese-e-plote-213010" }