Vetëflijohet kryefamiljari pak ditë pasi iu dogj shtëpia në Bajram Curr

Publikuar tek: barometri, më 08:22 18-12-2017 Vetëflijohet kryefamiljari pak ditë pasi iu dogj shtëpia në Bajram Curr

Pak ditë më parë në Bajram Curri një pallat tre katësh u shkrumbua nga zjarri ndërsa 9 familje ndodhen prej asaj dite në qiell të  hapur dhe në luftë me të ftohtin alpin.

I ndodhur në mes të katër rrugëve dhe pa asnjë mbështetje, kryefamiljari i njëres prek këtyre familjeve ka zgjedhur rrugën fatale, duke u vëtflijuar.

Gazetarja Pranvera Vatoci përmes një statusi në facebook jep lajmin e trishtë, ndërsa tregon se Gentjan Zalli u hodh në lumin e ftohtë të Valbonës.  

“Disa dite me pare jo vetem ne statusin tim por ne shume media e rrjete sociale konstatova dhe paralajmerova per nje prag-tragjedi te 9 familjeve ne B.Curri te cileve ju shkrumbuan apartamentet! Ne vijim si e ndjekur nga nje parandjenje e trishtueshme po ne media si dhe ne zyra shteti ju kerkova drejtperdrejte pushtetareve lokale e qendror dhe kujtdo qe te ndihmonin dhe te mos injoronin kete situate alarmante ne kulmin e nje dimri tejet te veshtire! Por ndihma e pushtetit jo vetem nuk erdhi por as dhe interes e solidaritet verbal e formal prej tyre! E ne shurdherine e pushtetit, ne tynelin e zi pa dalje te mbijeteses Gentjan Zalli , njeri nga kryefamiljaret e demtuar zgjodhi rrugen fatale te vetflijimit! Nuk gjej fjale per te definuar dhimbjen time dhe te qytetit tim! Nuk gjej po ashtu fraza mallkimi per ata qe qeverisin si bajraktare ne Tropoje a thua se nuk jane te paguar e zgjedhur qe te sherbejne por per tu majmeruar si derrat me koncentrat pikerisht me taksat e Gentit te ndjere! Ky rast per mua nuk duhet ti faturohet fatkeqesise por papergjegjshmerise dhe si qytetare i kerkoj organit te akuzes te kallzoje penalisht ata qe me mosveprimin e tyre shkaktuan humbjen e nje jete njerezore dhe çdo minute qe kalon po rrezikojne dhjetera te tjere! Genti vdiq! Ai u flijua ne ujin e akullt te Valbones duke lene pas jo vetem dhimbje por dhe pikepyetjen:- Ku jemi e ku po shkojme me keta pushtetare arrogante qe fudulleku e etja per perfitim ju ka atrofizuar jo vetem obligimet shteterore por dhe gjithe sentimentet njerezore! Lamtumire Genti e shpirti yt pushofte ne paqe qe nuk e gjete mbi dheun e Vendlindjes! Trishtimi per ty shumefishohet teksa ne vitin 2017 ti na solle te fresket mu ne zemer te vendit tragjedine migjeniane te apoteozes se misrit e me keq akoma ate te vdekjes! Ndaj sot duke mos pasur mundesi te tjera une protestoj e akuzoj si dikur migjeni me fjaline trishtuese 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025164842605591
array(1) { ["section"]=> string(78) "veteflijohet-kryefamiljari-pak-dite-pasi-iu-dogj-shtepia-ne-bajram-curr-103460" }