Vetëm 17-ditëshe, foshnja shërohet nga koronavirusi pa marrë ndonjë medikament (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 19:06 24-02-2020 Vetëm 17-ditëshe, foshnja shërohet nga koronavirusi pa marrë ndonjë medikament (VIDEO) Foshnja qe u sherua nga koronavirusi ne Kine

Një foshnje vetëm 17-ditëshe është shëruar nga koronavirusi, pa marrë ndonjë medicament nga mjekët.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Wuhanit, qytetit më të prekur nga koronavirusi.

Sipas mediave kineze, foshnja është pacienti më i ri që është shëruar nga virusi në Kinë.

Foshnja, e cila njihet me emrin Xiao Xiao, u transferua në Spitalin e Fëmijëve menjëherë sapo lindi, pasi ishte bartës i virusit.

“Ajo kishte një infeksion në sistemin e saj të frymëmarrjesdhe dëmtim të vogël të miokardit”, tha Dr Zeng Lingkong, drejtor i Departamentit të Neonatologjisë në spital.

Për shkak se simptomat e vajzës nuk ishin të dukshme, mjekët vendosën të mos i jepnin ilaçet me antibiotikë dhe e lanë të mposhte vetë sëmundjen.

Pas tre testeve ku doli negative, foshnja u lejua të kthehej në shtëpi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0061960220336914
array(1) { ["section"]=> string(90) "vetem-17-diteshe-foshnja-sherohet-nga-koronavirusi-pa-marre-ndonje-medikament-video-196305" }