Vetëm 18 vjeç, shënohet në Britani viktima më e re në moshë nga koronavirusi

Publikuar tek: bota, më 10:38 23-03-2020 Vetëm 18 vjeç, shënohet në Britani viktima më e re në moshë nga koronavirusi Foto ilustruese

Një 18 vjeçar ka vdekur nga koronavirusi në Britani, duke u bërë kështu viktima më e re në moshë nga COVID-19.

Numri i viktimave ka shkuar në 281 në Britani, ndërsa janë regjistruar edhe 665 raste të tjera të identifikuara me koronavirus.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka kërcënuar të mbyllë të gjitha parqet nëse njerëzit nuk e mbajnë distancën e tyre sociale

Ai u kërkoi familjeve të qëndrojnë larg dhe në vend të kësaj festojnë Ditën e Nënës përmes Skype dhe komunikimeve të tjera.

NHS do i kontaktojë të moshuarit me anë të një telefonate ose një letre, duke u kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikojnë.

Ilaçet do të dorëzohen nga farmacistët e komunitetit, ndërsa personeli ushtarak po ndihmon në koordinimin e planeve për shpërndarjen e sendeve ushqimore me këshillat vendorë dhe supermarkete.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097100734710693
array(1) { ["section"]=> string(82) "vetem-18-vjec-shenohet-ne-britani-viktima-me-e-re-ne-moshe-nga-koronavirusi-199711" }