Vetëm 5 muajsh, zbulohen FOTOT e rralla të Edi RAMËS në krahët e nënës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:08 20-05-2019 Vetëm 5 muajsh, zbulohen FOTOT e rralla të Edi RAMËS në krahët e nënës

I ftuari i radhës në emisionin 'Rrëfimi' në Tv Skan ka qenë prof. Muntaz Dhrami, (Skulptor i Popullit), i konsideruar ndryshe edhe si legjenda e skulpturës shqiptare, pas të madhit Odhise Paskali.

Në rrëfimin e tij midis të tjerash, prof. Muntazi ka hedhur dritë e ka treguar edhe për miqësinë e ngushtë familjare me të atin e kryeministrit Edi Rama, Kristaq Rama.

Ai ka publikuar edhe disa foto të rralla, ku në njërë prej tyre është dhe Edi Rama i vogël në krahët e nënës së tij, Anetës.

Kjo foto i përket 55 viteve të shkuara, ku ai nuk ka qenë më shumë se pesë muajsh. Foto është shkrepur nga babai i Edit, i ndieri Kristaq Rama, në studion e skulptorit të njohur, Muntaz Dhrami, koleg dhe mik i ngushtë i tij që nga periudha kur ata ishin nxënës në Liceun Artistik në Tiranë dhe më pas në ish-Bashkimin Sovjetik ku ata kryen studimet e larta në akademitë e arteve të bukura në degën e skulpturës.

Prof. Muntazit rrëfeu në emisionin ‘Rrëfimi' se miqësia midis tij dhe Kristaq Ramës vazhdoi deri sa ai u nda nga kjo jetë në vitin 1998. Madje në kujtim të asaj miqësie, prof. Muntazi ka realizuar para disa kohësh edhe një bust të Kristaq Ramës, të cilin e ka ende në studion e tij. Por ndryshe nga konsideratat për ish-mikun dhe kolegun e tij të ndierë, Kristaqin, për të cilin Muntazi ruan ende respekt dhe kujtime të mira, gjë e cila veç të tjerash e tregon edhe busti që ai ka realizuar, për dy djemtë e tij, Edin dhe Olsin, prof. Muntazi duket se ka shumë rezerva dhe hatërmbetje, pasi ata nuk duan t’ia dinë për shokun dhe kolegun e babait të tyre. TV Scan

60346431_583438165484565_3763470878440947712_n-768x576.jpg

 

60415463_251244342392115_2754107805299376128_n.jpg

60707886_299522414302726_2795470805671084032_n.jpg

61308116_335766717125614_6503648176359079936_n-768x576.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022804021835327
array(1) { ["section"]=> string(76) "vetem-5-muajsh-zbulohen-fotot-e-rralla-te-edi-rames-ne-krahet-e-nenes-165027" }