'Vetëm fillimi i revoltës', qëndrimet kontradiktore të Bardh Spahisë pas djegies së shkollës: Tani distancohem nga dhuna

Publikuar tek: politike, më 23:28 18-06-2019 'Vetëm fillimi i revoltës', qëndrimet kontradiktore të Bardh Spahisë pas djegies së shkollës: Tani distancohem nga dhuna

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia deklaroi mbrëmjen e sotme se djegia e KZAZ nr.3 në Shkodër, ku ndodheshin materialet zgjedhore, ishte vetëm fillimi i revoltës popullore.

'Ishte vetëm fillimi i revoltës popullore, ndaj atyre që po u imponojnë shqiptarëve votime pa zgjedhje. Ishte një reagim i shpejtë i qytetarëve shkodranë. Kjo nuk është dhunë. Dhunë ishte tentativa e policisë së shtetit për të uzurpu institucionet dhe duke iu imponuar qytetarëve të Shkodrës', u shpreh Bardh Spahia për News 24.

Mirëpo i pyetur pak më parë nga gazetarja Anila Basha në emisionin Opinion, Spahia tha se PD distancohet kategorikisht nga dhuna. Madje Spahia theksoi se ata kishin shkuar aty për të mbrojtur policët.

'Absolutisht distancohemi nga dhuna. Prezenca jonë aty ka qenë për të qetësuar situatën', tha ndër të tjera ish-deputeti i PD për Shkodrën. 

Ndërkohë që pamjet nga shkolla e mesme të gjuhëve të huaja ‘Shejnaze Juka’, aty ku është vendosur dhe KZAZ nr.3, duken qartë militantët e PD të cilët thyejnë xhamat e dritareve të sallave ku ishin materialet zgjedhore dhe më pas qëllojnë me shishe me benzinë duke iu vënë flakën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13148999214172
array(1) { ["section"]=> string(123) "vetem-fillimi-i-revoltes-qendrimet-kontradiktore-te-bardh-spahise-pas-djegies-se-shkolles-tani-distancohem-nga-dhuna-168783" }