'Vetëm Gramoz Ruçi e di ç’dru ka ngrënë nga Rama', Nikollë Lesi nxjerr prapaskenat: Pas gotës së shampanjës te LSI...

Publikuar tek: politike, më 11:50 17-09-2019 'Vetëm Gramoz Ruçi e di ç’dru ka ngrënë nga Rama', Nikollë Lesi nxjerr prapaskenat: Pas gotës së shampanjës te LSI... Nikollë Lesi

Botuesi Nikollë Lesi në një editorial te "Koha Jonë" ka komentuar konferencën e djeshme në Pezë.

Lesi është ndalur kryesisht tek 'përplasja' mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe presidentit Ilir Meta.

Sipas Lesit, Rama ka detyruar Veliajn të ndryshojnë qendrimin e tij për kreun e shtetit.

Lesi shton më tej se Rama ka qenë shumë i ashpër dhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kur ku i fundit u shfaq mjaft i qeshur me Monika Kryemadhin, në festimet për 15-vjetorin e themelimit të LSI-së.

"Vetëm Gramoz Ruçi dhe këshilltari i tij Kosta Bajraba e dijnë se ç’dru ka ngrënë kryeparlamemtari Ruçi, pas gotës së shampanjës te LSI!

Kjo është Rilindje! Të bën të gëlltisësh çka thua në mëngjez dhe ta ndërrosh pllakën me 180 gradë me një vështrim inatçor apo sms të kryeministrit", shkruan ai mes të tjerash.

Shkrimi i plotë i Nikoll Lesit:

Për të parë shkallën e demokracisë së brendshme në PS mjafton të shikojmë një ndodhi e cila dje filloi në Pezë dhe mbaroi në studion e neës24 me emisionin e Sokol Ballës.

Dje ishte festa e 77-vjetorit të konferencës së Pezës. Në Pezë shkoi Presidenti Meta dhe zv/kryeministri Braçe, e ku natyrisht mikpritësi ishte Erion Veliaj. Sipas protokollit shtetëror, kryebashkiaku e priti presidentin, bile gjatë fjalës së tij Erion Veliaj iu referua disa herë Presidentit, ndërkohë që kamera e televizionit kapte herë pas herë që kur kryebashkiaku përmendte emrin e Ilir Metës si president, fytyra e zv/kryeministrit Braçe thartohej.

Deri këtu gjithçka shkoi mirë dhe miqësisht. Në thelb Ilir Meta është më i majtë se të majtët e PS-së, Erjon Braçe dhe Erion Veliaj, porse protokolli e detyronte të mbante përbrenda ndjenjën e së majtës. E megjithatë Erion Veliaj zhvilloi një super aktivitet në Pezë, bile e kishte filluar që një ditë më parë. Për të qenë realist Erion Veliaj është kryebashkiaku i duhur për Tiranën, ndonëse fitoi me një palë votime partiake me 30 qershor, por prapë mendimin e kam të palëkundur se edhe përballë një kandidati të PD-së, përsëri Veliaj do të mund të fitonte.

-Kam ardhur shoku Enver!

-Hamdi!- i drejtohet Enveri.

-Hamit e kam shoku Enver!

-Hamdi të thashë!-ngre zërin Enver Hoxha.

-Jam Hamiti- përsëriti Hamit Beqja.

-Hamdi! Partia jo vetëm të ndërron emrin, por të dërgon edhe për riedukim!- ngre zërin dikatori.

-Si urdhëron shoku Enver!

Kjo ndodhi e treguar nga një ish-gazetar, tashmë në pension, mbetet proverbiale për kohën e dikurshme, por edhe për sot.

Ndaj Erion Veliaj shpëtoi mirë dje nga Edi Rama, pasi ai edhe mund t’i ndërronte emrin pas pritjes së përzemërt të Ilir Metës në Pezë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072958469390869
array(1) { ["section"]=> string(117) "vetem-gramoz-ruci-e-di-c-dru-ka-ngrene-nga-rama-nikolle-lesi-nxjerr-prapaskenat-pas-gotes-se-shampanjes-te-lsi-178747" }