Vetëm Kodheli uron Veliajn, hesht Tahiri si kryetar i PS dhe deputetët e Tiranës, 2 orë pas shpalljes

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:49 16-04-2015 Vetëm Kodheli uron Veliajn, hesht Tahiri si kryetar i PS dhe deputetët e Tiranës, 2 orë pas shpalljes Urimi i Mimi Kodhelit per Erjon Veliajn

Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, është e vetmja nga zyrtaret e qeverisë që ka postuar foton e Erjon Veliajt dhe një dedikim në mbështetje të tij për postin e kryebashkiakut të Tiranës. 

Deri në orën 19.30, edhe pse ka mbi dy orë që kandidatura është shpallur, nuk ka folur as ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili është edhe kryetari i PS në Tiranë, njeriu që do të duhet të punojë ngushtësisht me zotin Veliaj.

Po urim nuk ka ardhur as nga Edi Rama në facebook, apo zv.kryeministri, as nga ministrat Ahmetaj, Bushati, Gjiknuri, të cilët po ashtu janë aktivë në facebook.

As deputetët e Tiranës, Ledi Shamku, Artan Gaçi, Dashamir Peza, Parid Cara etj, nuk kanë hedhur asnjë status në facebook për Erjon Veliajn.

Vetëm Mimi Kodheli shkruan: Mikut tim të dashur dhe kolegut të mirë Veliaj i uroj një fushatë të suksesshme dhe fitore të thellë, për të mirën e Tiranës e banorëve të saj, për një kryeqytet që duhet te kthehet tek shërbimet që kishin humbur dhe tek ndriçimi i dikurshëm. Suksese Erion!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031245946884155
array(1) { ["section"]=> string(104) "vetem-kodheli-uron-veliajn-hesht-tahiri-si-kryetar-i-ps-dhe-deputetet-e-tiranes-2-ore-pas-shpalljes-8928" }