Vetëm me një puntatë, pse Ora News i mbylli emisionin Aida Shtinos

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:50 07-01-2016 Vetëm me një puntatë, pse Ora News i mbylli emisionin Aida Shtinos

Gazetarja Aida Shtino disa javë më parë njoftoi me emocion e padurim fillimin e emisionit të saj “Për ju” në Ora News, emision i cili mundi të transmetohej vetëm një puntatë për shikuesit pasi tanimë Ora News ka ndërprerë gjithçka.

“Publiku im i nderuar ju kërkoj ndjesë. Për arsye të pashpjegueshme emisioni " Për Ju" nuk do të trasmetohet sonte. Do t'ju njoftojmë se kur do të rifillojë trasmetimi. Ju falenderoj për mirëkuptimin”, njoftoi më datë 18 dhjetor 2015 Aida Shtino duke lënë të nënkuptohej se bëhej fjalë vetëm për një ndërprerje.

Por tashmë 2016 ka hyrë dhe emisioni i Shtinos ende nuk është parë të transmetohet. Burimet i thanë newsbomb.al se Ora News ka vendosur të mbyllë emisionin e gazetares pasi nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Burime nga brenda stafit të televizionit thonë se Shtino nuk arriti të justifikojë besimin e drejtuesve të kanalit dhe nuk mundi të gjejë as sponsora. 

E para dhe e fundit puntatë që nisi gazetarja ishte ai me balerinin Tony Dovolani. Sakaq, nga ana e Shtinos nuk ka një reagim për mediat veç postimit ku fliste për “arsye të pashpjegueshme”. Nuk dihet ende nëse gazetarja do arrijë ndonjë marrëveshje me drejtuesit apo nëse do drejtohet te ndonjë tjetër kanal.

LEXO EDHE AIDA SHTINO JEP MESAZHIN, KU DO E SHOHIM CDO TE PREMTE

AI.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026141881942749
array(1) { ["section"]=> string(71) "vetem-me-nje-puntate-pse-ora-news-i-mbylli-emisionin-aida-shtinos-29375" }