Vetëm pak orë i ndajnë fëmijët nga shkolla, por Berisha bën denoncimin për shkollën e re

Publikuar tek: politike, më 21:10 10-09-2017 Vetëm pak orë i ndajnë fëmijët nga shkolla, por Berisha bën denoncimin për shkollën e re

Kur vetëm pak orë i ndajnë fëmijët nga bankat e shkollës, ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet qytetarit dixhital ka dhënë një mesazh të çuditshëm për ditën e parë të shkollës.

Sipas Berishës, bëhet fjalë për denoncimin e një shkolle në Korçë, e cila, sipas Berishës e raportuar nga qytetari dixhital, është e re, por nxënësit nuk do të bëjnë mesim në të, sepse nuk ka banka, nuk ka stola, nuk ka asnjë mjet mësimor.

Bëhet fjalë për shkollën Dhimitraq Gjata në Rrëmbec të Korçës. Berisha si gjithmonë nuk merr autorësinë e mesazhit, por e publikon atë sic është, duke akuzuar deputetin e qarkut Niko Peleshi për mashtrim me shkollat.

Postimi i Sali Berishës:

Shikoni si tallet Peleshi i Korçes me nxenesit e shkollave te ketij rrethi!

Nxenesi dixhital denoncon mashtrimin me shkollen e re. sb

"Pershendetje doktor Berisha!Jam nxenes ne shkollen Dhimitraq Gjata- Rrembec te Korces.Edhe pse shkolla u be e re per kete vit shkollor ne nuk kemi banka,tabela e materiale te tjera qe te zhvillohet mesim, dhe na thane vetem diten e pare do jemi ne shkollen e re dhe pasaj do veme ne fshatin Plase per te zhvilluar mesimin. Shkolle e re pa banka eshte turp..Shperndaje kete ta dine se cfare arsimi eshte dhe si ka katandisur. Anonim ju lutem!"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025259971618652
array(1) { ["section"]=> string(93) "vetem-pak-ore-i-ndajne-femijet-nga-shkolla-por-berisha-ben-denoncimin-per-shkollen-e-re-91855" }