Vetëm se ishte shqiptar, 21 vjeçari në Gjermani fyet dhe goditet

Publikuar tek: bota, më 08:51 05-12-2016 Vetëm se ishte shqiptar, 21 vjeçari në Gjermani fyet dhe goditet

Një shqiptar 21-vjeçar në Berlin të Gjermanisë ka rënë pre e dhunës raciste. Shqiptari është fyer fillimisht dhe më pas është goditur.

Sipas Albinfo, policia gjermane ka njoftuar se ai që ka sulmuar 21 vjeçarin ishte në gjëndje të dehur.

Fillimisht ai e kishte shtyrë shqiptarin kur kanë hipur në autobus, dhe pas mosmarrëveshjes, ai e ka goditur të riun. Shkak për këtë mësohet se ka qenë urrejtja racore.

Agresori është larguar para se të mbërrinte policia dhe tani ndaj tij është hapur procedurë për shkak të fyerjeve ksenofobike dhe sulmit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.075922012329102
array(1) { ["section"]=> string(69) "vetem-se-ishte-shqiptar-21-vjecari-ne-gjermani-fyet-dhe-goditet-61618" }