Vetëm sot 25 të infektuar, Pipero: Janë nga tre radhë kontaktesh. Të mos qëndrojmë gjatë për muhabet me njerëzit që takojmë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:43 26-05-2020 Vetëm sot 25 të infektuar, Pipero: Janë nga tre radhë kontaktesh. Të mos qëndrojmë gjatë për muhabet me njerëzit që takojmë Mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero duke folur për rastet e reja (25) të konfirmuara sot me koronavirus në Shqipëri, tha se ato janë nga tre radhë kontaktesh. Pra kontakte të kontakteve të kontakteve.

“Pas hapjes së masave, shtimit të kontakteve, kemi dhe shtim të rasteve poztive. Rastet e sotme janë raste të callcenterave. Ata kanë qenë kontakte të kontakteve të kontakteve. Pra janë tre radhë të kontakteve. Por kjo nuk më shqetëson se duhet ekspozim se duke u ekspozuar krijojmë imunitet”, tha Pipero në Opinion.

Më tej, mjeku thotë se në këtë moment hapje duhet t’i ruhemi vetes duke respektuar masat dhe distancën. Sipas Piperos, kur takojmë njerëzit dhe të afërmit tanë nuk duhet të qëndrojmë gjatë për muhabet.

“Në këtë moment hapje duhet ti ruhemi vetëm vetes. Duke ruajtur distancën. Do shkojmë në plazh, do takojmë njerëzit. Ti takojmë por të mos rrimë gjatë. Të rrimë 20 minuta. Se spërklat e pështymës shpërndahen më lehtësisht. Pra duhet të kemi ekspozim më të vogël. Vera do ketë raste sporadike ose aspak fare”, shtoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094749927520752
array(1) { ["section"]=> string(127) "vetem-sot-25-te-infektuar-pipero-jane-nga-tre-radhe-kontaktesh-te-mos-qendrojme-gjate-per-muhabet-me-njerezit-qe-takojme-207940" }