Vetëplagoset me armë në oborrin e shtëpisë, burri përfundon në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 21:57 20-04-2019 Vetëplagoset me armë në oborrin e shtëpisë, burri përfundon në spital Foto ilustruese

Një 77 vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armën e gjahut në oborrin e banesës së tij.

 Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 të mbrëmjes së sotme në fshatin Gajush të Lezhës, ndërsa shtetasi me inicialet P.I siç njofton Policia është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

'Lezhë/ Informacion paraprak

Më datë 20.04.2019, rreth orës ‪21:10, në fshatin Gajush, Lezhë, në oborrin e banesës së tij dyshohet të jetë vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P.I , 77 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025512933731079
array(1) { ["section"]=> string(75) "veteplagoset-me-arme-ne-oborrin-e-shtepise-burri-perfundon-ne-spital-161223" }