Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numrin e votave në 2.382 qendra votimi në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fiton bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit, ku me përfundimin e numërimit të votave në të gjitha vendvotimet e Kosovës, ka marrë 47,86% të votave, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që merr këtë rezultat të lartë.
Në vendin e dytë është PDK, me 17,41%, e treta LDK-ja me 13,08%. Ndërkaq, AAK ka marrë 7,43%, ndërsa Nisma Socialdemokrate 2,60%.