Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Publikuar tek: politike, më 22:22 20-01-2021 Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  

Gjithçka është konfirmuar nga faqja zyrtare e partisë LVV në "Facebook", e cila zbulon se nesër, më 21 janar do të prezantojë përpara mediave dhe qytetarëve dy kandidatët që do garojnë në 2 zona elektorale.

Statusi i plotë:

Konferencë për media për prezantimin e dy kandidatëve nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të Shqipërisë.

Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri, në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim”, nr 105, kati 2, Tiranë.

Ftojmë mediat dhe gazetarët që ta ndjekin.

Tiranë, 20 janar 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla uron Joe Biden dhe poston foton e tij me Ramën: Mbështetës i kauzës shqiptare, zë kryesor për pavarësimin e Kosovës
»
Article Logic
Execution time: 0.013730049133301
array(1) { ["section"]=> string(85) "vetevendosja-garon-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-neser-prezanton-kandidatet-e-pare-235771" }